BotaLajme

Tension mes SHBA-së dhe Pakistanit

Marrëdhëniet e ngurtësuara të Shteteve të Bashkuara me Pakistanin janë tensionuar akoma më shumë pas kërcënimit të 50 imamëve dhe liderëve fetarë me influence për luftë të shenjtë, nëse Amerika sulmon vendin që zotëron armë bërthamore.

ercenimi vjen ne nje kohe kur Pakistani duket se po lekundet mes dy qendrimesh. Ministrja e Jashtme pakistaneze, Hina Rabani kembenguli perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara se qeveria e Islamabadit eshte pjese e zgjidhjes ne Afganistan.

‘Ne jemi te gatshem, tha ajo perpara asamblese 193 anetaresh, te bashkepunojme me partneret nderkombetare dhe sidomos me qeverine afgane dhe ate amerikane per ta cliruar veten nga kjo pergjegjesi e madhe’, tha Rabani. Me kete te fundit, shefja e diplomacise pakistaneze i referohej pikerisht angazhimit ne shtetin fqinj.

Por Pakistani nderkohe i ka paralajmeruar Shtetet e Bashkuara t`i japin fund akuzave se po ben loje te dyfishte me militantet islamike. tani, ëashingtoni duhet te perballet me kercenimin e nje xhihadi qe sipas eksperteve te sigurise, mund te krijoje probleme te medha per Shtetet e Bashkuara dhe nuk duhet nenvleresuar. Lideret fetare qe leshuan nje kercenim te tille jane te lidhur me keshillin sunit el-Itehad, nje koalicion grupesh lokale, qe ka nxjerre edhe nje deklarate ku e quan jolegjitime te cilesohet amerika superfuqi, kur sipas tyre, vetem Allahu e meriton kete te drejte.

Levizja i ka kerkuar qeverise pakistaneze t`i jape fund rolit te saj ne luften kunder terrorizmit dhe te perpiqet te krijoje nje bllok te ri nderkombetar, i cili te perfshije Kinen, Turqine, Iranin si dhe vete Pakistanin dhe Afganistanin.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close