LajmeMaqedonia

Tensionet shqiptaro maqedonase mund të kulmojnë me ndarje

“Është e gjithëpranishme edhe ndjenja se Marrëveshja e Ohrit ishte një koncesion pa vlerë, e jo përmirësim i padrejtësisë afatgjate ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë”

Rreziku më i madh me të cilin ballafaqohet Maqedonia nuk është çështja e pazgjidhur e emrit e as mbetja jashtë NATO-s në samitin e Çikagos, por marrëdhëniet ndëretnike në vend, vlerëson analisti amerikan Janush Bugajski, në një tekst autorial me titull “Bomba kohore etnike në Maqedoni”.

“Mbi të gjitha Shkupi nuk guxon të lejojë tëhuajësimin e komunitetit shqiptar Një konflikt i tillë mund të kulmojë me ndarje territoriale. Nëse programi për ‘renesansë kombëtare’ që financohet nga shteti realizohet edhe me çmimin e integrimit në NATO dhe BE, ku Maqedonia bllokohet nga Athina, kjo mund ta delegjitimojë shtetin në mesin e shqiptarëve. Me këtë do të rriten kërkesat për federalizim, e madje edhe për ndarje. Disa përfaqësues të opozitës shqiptare veçmë kanë kërkuar “federalizim joterritorial’ dhe parlament dydhomësh i cili do t’i përshtatej aspiratave shqiptare”, shkruan Bugajski, duke shtuar se në Maqedoni shqiptarët përbëjnë gati një të tretën e popullatës.

Ai numëron edhe shkaqet për rënien e lojalitetit të shqiptarëve ndaj Maqedonisë. “Në mesin e këtyre faktorëve bëjnë pjesë rritja e nacionalizmit sllavo-maqedonas, ndikimi i shtuar  kishës ortodokse maqedonase, dobësimi i pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit, kufizimi i numri të shqiptarëve në pozita të larta në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pengesat ndaj decentralizimit të administratës dhe përdorimit ët gjuhës shqipe”, vlerëson Bugajski.

Më tej ai shkruan se fushata qeveritare për “renesancë kombëtare” dhe programi i shtrenjtë urbanistik, janë të fokusuara për mbrojtjen e identitetit të veçantë maqedonas që anashkalon shqiptarët dhe komunitetet tjera. Bugajski rikujton se tentimi për të treguar maqedonasit si pasardhës të drejtpërdrejtë të Maqedonasve të lashtë jo vetëm që ka shtuar konfliktin me Greqinë por ka kontribuar edhe për tëhuajësimin e komuniteteve tjera. Bugajski poashtu potencon se liderët shqiptarë thonë se Leka i Madh nuk ka qenë as sllav e as grek, por me prejardhje ilire.
Bugajski është një ndër njohësit më të mirë amerikan të gjendjes në Ballkan, kurse  këto vlerësime i ka bërë menjëherë pas qëndrimit në fundit në Maqedoni, ku realizoi takime të shumta, në mesin e tyre edhe me liderët e këtushëm shqiptarë.

Në analizën e tij, Bugajski konstaton se dhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shtohen incidentet dhunshme, dhe rritet pakënaqësia e shqiptarëve me kushtet politike dhe ekonomike. “Është e gjithëpranishme edhe ndjenja se Marrëveshja e Ohrit ishte një koncesion pa vlerë, e jo përmirësim i padrejtësisë afatgjate ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button