LajmeMaqedonia

Tetovë, ndalohen 11 emigrantë ilegalë shqiptarë

policia1Policia e Maqedonisë, sot në mëngjes, ka arrestuar 11 shtetas shqiptarë, të gjithë emigrantë ilegalë që po punonin në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, shtetasit shqiptarë të moshave 23 deri 51 vjeç u ndaluan në një objekt banimi në Tetovë dhe se pas verifikimit të të dhënave të tyre u konstatua se ata kishin qëndrim të parregulluar dhe punonin në të zezë në territorin e Tetovës, transmeton INA.

Policia e Tetovës tha se shtetasit shqiptarë ishin nga Pogradeci dhe Librazhdi. Ndaj tyre janë ndërmarrë masat e verifikimit dhe hetimit, dhe se policia po shqyrton mundësinë e tyre të përfshirjes në akte kriminale.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close