Shendetesi

Ja se si të zbuloni nëse keni koronavirus ose thjesht jeni ftohur apo keni grip

Njësoj si zhvillimi i sëmundjes së Covid-19, ashtu kanë zhvilluar dhe studimet mbi të panjohurat e këtij virusi. Sipas një studimi të fundit humbja e erës që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush me të ftohtë ose grip.

Sipas studiuesve Europianë kur pacientët të prekur nga Covid-19 kanë humbje të erës, ajo ka tendencë të jetë e papritur dhe e rëndë. Ata zakonisht nuk kanë hundë të bllokuara, shumica e njerëzve me koronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.

Një tjetër gjë që i veçon është humbja “e vërtetë” e shijes. Nuk është se shija e tyre është disi e dëmtuar. Në një intevistë për revistën “Rhinology”, studiuesit thanë se pacientët e prekur nuk kanë një humbjet thjeshtë të shijes, por ata nuk arrijnë të dallojnë të ëmblën nga e kripura.

Hetuesi kryesor Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për nuhatjen dhe shijen në 30 pacientë, 10 me Covid-19, 10 me ftohje të keqe dhe 10 njerëz të shëndetshëm pa simptoma të ftohjes dhe gripit. Humbja e nuhatjes ishte shumë më e thellë tek pacientët me Covid-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.

Philpott, i cili punon me organizatën jofitimprurëse “Sense Sense”, e cila u krijua për të ndihmuar njerëzit me çrregullime të nuhatjes dhe të shijes, tha se ka vërtetë tipare dalluese që e bëjnë Covid-19 të ndryshëm nga viruset e tjera të frymëmarrjes.

“Kjo është shumë emocionuese sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve Covid-19 dhe personave me të ftohtë ose grip,”shtoi ai.

Ai tha që njerëzit mund të bëjnë testet e tyre të nuhatjes dhe shijes në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer. Eksperti theksoi se testet diagnostikuese të fytit dhe hundës ishin ende thelbësore nëse dikush mendonte se mund të kishin koronavirus, sepse ndjesitë e erës dhe shijes kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga koronavirusi.

Andreë Lane është një ekspert në problemet e hundës dhe sinuseve në Universitetin Johns Hopkins në SHBA. Ai dhe ekipi i tij kanë studiuar mostrat e indeve nga pjesa e pasme e hundës për të kuptuar se si koronavirusi mund të shkaktojë humbje të erës dhe kanë botuar gjetjet në Gazetën “European Respiratory Journal”.

Ata identifikuan nivele jashtëzakonisht të larta të një enzime të cilat ishin të pranishme vetëm në zonën e hundës përgjegjëse për nuhatjen. Kjo enzimë, e quajtur ACE-2 (enzima konvertuese e angiotenzinës II), mendohet të jetë “pika e hyrjes” që lejon që koronavirusi të futet në qelizat e trupit dhe të shkaktojë një infeksion. Hunda është një nga vendet ku, virusi që shkakton Covid-19, hyn në trup.

“Tani ne po bëjmë më shumë eksperimente në laborator për të parë nëse virusi është me të vërtetë duke përdorur këto qeliza për të hyrë dhe infektuar trupin. Nëse ndodh kjo ne mund të jemi në gjendje ta trajtojmë infeksionin me terapi antivirale më shpejt,”shtoi Lane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button