Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Tronditet Serbia: Historia serbe është gënjeshtër, krijoi rrejshëm mitin mbi Kosovën

21

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.

“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

kosova

Ajo edhe njëherë përsëriti se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito, transmeton zemra.org.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta. Dhe memorandumi Ëndrra është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.

Ajo gjithashtu ka folur për fjalimin e ministrit Aleksandar Vulin në Jadovno, duke e etiketuar atë si “altoparlant të Vuçiqit”.

Comments are closed.