BotaKronika e ZezeLajme

Turqi, përleshje të reja, gjashtë policë të vetëvrarë (Video)

protestaDhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë sot në mëngjes në rrugët e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, ku kanë djegur goma dhe kanë hedhur mjete piroteknike në policinë e cila më pas ka hedhur gazë lotsjellës.

Bëhet e ditur se nga fillimi i protestave e deri tash, gjashtë policë kanë bërë vetëvrasje.

Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu e ka publikuar sot në mëngjes një mesazh pozitiv në Tëitter ku i ka përshëndetur demonstruesit në parkun Gezi dhe ka thënë se do të dëshironte të ishte me ta, shkruan e përditshmja turke “Hurriyet”.

Mediat lokale kanë raportuar se një numër i madh njerëzish është lënduar në Ankara ku policia është përballur me 10 mijë njerëz, kurse përleshje të reja kanë shpërthyer në lagjen e Stambollit, Gazi, ku jeton klasa punëtore, raporton AFP.

Pjesëmarrësit në protestë mbrëmë kanë vallëzuar në sheshin Taksim, ku gjendet parku Gezi, kështu që protesta praktikisht është shndërruar në karnaval.

Gazeta “Hürriyet”, duke u thirrur në deklaratën e kryetarit të Sindikatës së Policisë, Faruk Sezer, shkruan se që nga fillimi i protestave në parkun Gezi të Stambollit, gjashtë policë kanë bërë vetëvrasje.

Ai ka thënë se forcat e policisë i janë ekspozuar kritikave të ashpra për shkak të mënyrës së shpërndarjes së protestave, por kanë qenë të detyruar të kryejnë detyrat në kushte të vështira.

“Dhunën që po e shihni është dhunë të cilën po e pëson policia. Ata jo vetëm që i janë ekspozuar dhunës, por edhe punojnë 120 orë pa ndërprerë, duke ngrënë bukë bajate”, tha ai.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close