s Usher nuk ka vdekur! | www.Zemra.Org

Usher nuk ka vdekur!

Ylli i muzikës R&B, Usher, e ka shfrytëzuar internetin për t’i siguruar fansat e tij se spekulimet e tmerrshme – sipas të cilave, ai ka vdekur në një aksident me automjet – janë të rreme.

Këtë javë, Global Associated News publikoi një artikull ku thuhej se krijuesi i hitit “Confessions” ishte përfshirë në një aksident trafiku në New Mexico dhe kishte humbur jetën.

“Ai është shpallur i vdekur në vendngjarje nga ekipi paramjekësor që iu përgjigj thirrjes për aksidentin dhe është identifikuar nga fotografia e letërnjoftimit që u gjet në trupin e tij”, thuhej mes tjerash në artikull.

Mirëpo, Usher ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter, për të dëshmuar se këto pohime janë vetëm mashtrim. Ai ka publikuar një fotografi i zhveshur në pjesën e sipërme, nën të cilën shkruante se është shëndosh e mirë.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.