Megan Fox e lumtur që nuk është “e ftohtë” në filmin e ri

Megan Fox, e cila ka ndërtuar reputacionin e seks-simbolit, e ka rastin që ta provojë veten në një komedi. Aktorja do ta luajë rolin e një prostitute në komedinë e re të Sacha Baron Cohen.

“Në fillet e mia si aktore, gjithmonë kam fituar role të tilla, kam luajtur femra me moral të lehtë, por më vonë kanë ardhur gjëra të tjera, role më të ftohta”.

“Tash mund të tregohem sërish dhe mund ta ndërroj fotografinë e një vajze seksi të ftohtë, siç më përshkruajnë. Mendoj se edhe publiku do të ndjejë kënaqësi që do të më shohë në rolin e ri”, citon The Sun fjalët e Fox.

Ajo ka thënë, po ashtu, se është kënaqur gjatë bashkëpunimit me komikun Cohen.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.