BotaLajme

Vajza trevjeçare nga Filipinet parashikon zjarret

Në Filipine shpejt u përhap lajmi për vajzën misterioze trevjeçare nga Barangay Mojon, e cila mund të parashikojë saktë se ku do të shpërthejë zjarri. Babai i saj (25 vjeçar) zbuloi se vajza e tij ishte “ndryshe”. Talentin e vajzës së saj e zbuloi muajin e kaluar. Po shëtisnin nëpër qytet dhe vajza i tha “Do të plasë zjarri në orën 9”. Babai kujtoi se vajza e tij ende nuk di ta shikojë orën.

Nëna e vajzës i tha gazetës “The Daily Guardian” se vajza disa herë ia ka qëlluar saktë shpërthimeve të zjarrit. Pasi që me aftësinë e saj ka hutuar dhe shokuar anëtarët e familjes, tregimi mbërriti tek kryetari i qytetit San Jose Rony Moline.

“Është e veçantë! Kjo për ne është një përvojë e re”, tha kryetari. Ai vizitoi vajzën dhe vërtetoi se vërtetë do të ketë zjarr në një vend dhe kohë të caktuar. Derisa ishte tek ajo tha “diçka do të digjej”. Disa sekonda më pas këmisha, e cila po qëndronte varur në shtëpi, filloi të digjej. “Askush nuk e preki”, tha ai. Molina tash ka urdhëruar zjarrfikësit që gjithmonë të jenë në gjendje gatishmërie.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button