VIP

Vanesa mohon se është nga Kosova

Vanesa Krasniqi e cila është duke vazhduar karrierën e sajë pranë shout “DSDS” në Gjermani, mohon të deklarohet si kosovare dhe për origjinën e saj nga Kosova.

Sipas një informate të dhënë për portalin comeze, Vanesa kishte larguar nga lista e miqve të saj një kushërirë të saj, pasi që ajo i kishte thënë se ka origjinën nga Kosova dhe është kosovare.

Me një arrogancë të lartë, ajo ka shpjeguar se ajo është gjermane dhe jo kosovare. Pas shpjegimit nga pala tjetër (kushërira e saj) se “mediat gjermane flasin se je me origjinë nga Kosova”, Vanesa ka theksuar se vetëm babai është nga Kosova dhe ka hequr kusherirën e sajë nga lista.

Ndoshta një krenari për ne shqiptarët që një vajzë me origjinë nga Kosova ka marrë rrugën drejt suksesit, por siç duket kjo do mbes vetëm për ne adhuruesit e sajë. Edhe emri i sajë i cili deri më tani ishte i shënuar si Vanesa Krasniqi, tani shënohet si “Vanessa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button