LajmeMaqedoniaPolitikaZgjedhje

Vazhdojnë reagimet ndaj rrahjes së aktivistit të PDSH-së nga ana e huliganëve të BDI-së

Nëndega e PDSH-së e fshatit Sllupçan me indinjatë të thellë reagon kundër aktit qyqar, me rastin e sulmit fizik që u bë ndaj vllaut, bashkqytetarit dhe anëtarit të PDSH-së nga fshati Sllupçan Ardian Demiri, nga ana e bandës kriminele të BDI-së.

rrahje
Kërkojmë nga organet kompetente që me urgjencë të reagoj dhe të zbardhë këtë rast dhe ti marrë në përgjegjësi aktorët e kësaj ngjarje. Ndërsa indinjata shtohet kur dihet botërisht se deputeti aktual, njëkohësisht bartës liste në Njësinë Zgjedhore numër 2 nga rradhët BDI-së, Rexhail Ismaili me mospërfillje ç’njerzore u rreshtua në anën e krimit dhe dhunës.

20.04.14
Kryetari i Nëndegës së PDSH-së në Sllupçan Abdulla Rexhepi.

Tags
Show More

Related Articles

Close