LajmeMaqedonia

Vazhdon refuzimi i kërkesave të shqiptarëve për shtetësi të Maqedonisë

Vazhdon edhe më tej praktika e refuzimit të kërkesave të shqiptarëve për shtetësi të Maqedonisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), numri më i madh i qytetarëve të cilëve u është refuzuar kërkesa për pajisje me nënshtetësi të Maqedonisë janë shqiptarë. Sipas këtyre të dhënave gjatë vitit 2011, kërkesa për nënshtetësi maqedonase iu është refuzuar 34 shqiptarëve, 27 turqve, 6 maqedonasve, 4 serbëve, 4 romëve  dhe 2 bullgarëve. Deri sa vitin e kaluar kishte 80 kërkesa të refuzuara për pajisje të shqiptarëve me nënshtetësi maqedonasve, tani vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, arrihet gjysma e numrit të kërkesave të refuzuara të vitit të kaluar. Juristët vlerësojnë se kjo situatë ndikon negativisht në jetën shoqërore dhe se Parlamenti dhe Qeveria e re duhet të zgjidhin këtë situatë. “Duhet të ndërmerren masa sa më shpejtë pasi që ky element ndikon negativisht në shoqëri sepse nëse një personi që i plotëson kushtet i mohohet marrja e nënshtetësisë, atij po ashtu i mohohet edhe pjesëmarrja në zgjedhje, e drejta politike dhe shumë gjera tjera në këtë shtet”, tha Osman Kadriu, jurist. Sipas Kadriu një numë ri madh i qytetarëve shqiptarë të cilëve iu refuzohet kërkesa për marrje të nënshtetësisë i plotësojnë kushtet por diskriminohen nga institucionet shtetërore. “Pjesa dërmuese e qytetarëve të cilët ju mohohet marrja e nënshtetësisë i plotësojnë kushtet, po Maqedonia ka një ligj diskriminues sepse në listën e kushteve për marrje të nënshtetësisë kërkohet edhe mendim nga sigurimi i shteti i cili shpesh herë shqiptarët i vlerëson sit ë rrezikshëm për Maqedoninë”, tha Osmani. Ai shtoi se Gjykata supreme kësaj radhe ka qasje pozitive dhe kërkon argumente nga sigurimi shtetëror nëse një qytetarë vlerësohet si i rrezikshëm. “Fatmirësisht Gjykata supreme ka një qasje pozitive tani pasi kërkon argumente për rrezikshmërinë e qytetarit, por prapë nuk përjashtohet mundësia për diskriminim pasi që pavarësisht vendimit të Gjykatës supreme prapë MPB dhe komisioni për këto çështje janë institucionet të cilët japin përgjigjen përfundimtare”, theksoi Osmani. Ndërkaq vendime pozitive për marrjen e nënshtetësisë gjatë vitit 2011 iu janë dhënë 306 shqiptarëve, 55 serbëve, 55 maqedonasve, 12 bullgarëve etj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button