Vëllai i Emmy-t: 1 vit pas vrasjes, ja cilat ishin pengjet e këngëtares

1 54

Një vit pa Emmy-n. 1 vit pa dritën e syve për prindërit. 1 vit pa motrën e dashur për vëllezërit dhe motrën. 1 vit pa shoqen dhe kolegen e çiltër, 1 vit pa vajzën që i qeshnin sytë. 1 vit pa këngëtaren e preferuar për fansat. 1 vit pa Emmy-n.

Si sot një vit më parë, i dha lamtumirën kësaj jete e gjithçkaje ajo përmban, bukuroshja me zërin e ëmbël, e adhuruar nga shumë të rinj, Emmy. E ky vit i shkuar, na kthehu sërish në lagjen ku jetonte këngëtarja bukuroshe. Kemi ndaluar në lokalin e familjes së saj, i cili mban tani emrin e Emmy-t.

Shtëpia është pak metra më tutje, por takimin me Beken, vëllanë e këngëtares, e kishim lënë aty. Sapo futesh brenda të bie në sy tavani i varur, në të cilin është skalitur dukshëm emri i këngëtares së ndjerë, engjëllit të familjes Hidersha. I vëllai e ka të vështirë të flasë për të motrën dhe siç thotë që në fillim të bisedës, dhimbjen do ta ketë të njëjtë, sot dhe pas dhjetë vitesh. “Duhet të më kuptosh, nuk kam ç’të them. S’kam ç’të tregoj. S’dua ta ndaj me të tjerët dhimbjen”, dhe zëri fillon t’i dridhet…Nuk do të shqetësojë të atin, Aliun, që është ulur pak metra pas nesh dhe menjëherë fillon të më tregojë për punën që po bën në studion e Florit, për të remiksuar disa nga këngët e Emmy-t. “Dua të publikoj një përmbledhje me këngët e Emmy-t në versionin remiks. Ka edhe disa që nuk janë publikuar ndonjëherë dhe kismet ndoshta e nxjerr në treg si album, me rastin e ditëlindjes së saj”,- thotë ai.

Në të njëjtën ditë dëshiron të publikojë edhe një video të së motrës, ndërkohë që ka në mendje t’i mbledhë kolegët e saj, në lokalin që mban emrin e Emmy-t, siç dhe ajo do të bënte. Kur e pyesim për pengjet e Emmy-t, një dëshirë që ajo s’e realizoi dot kurrë, Bekja na përgjigjet: “Ëndrra e saj më e madhe ishte muzika, dëshironte të arrinte sa më lart. Kjo ishte dëshira e saj, e cila u pre në mes”. I vëllai na tregon sakaq edhe që disa prej kolegëve nuk e kanë harruar. Ai thotë se mes këngëtarëve, të vetmit që vazhdojnë ta vizitojnë familjen janë: Elvana Gjata, Flori Mumajesi (i cili i dedikoi edhe një këngë, “Me ty”, kënduar nga Elvana Gjata), Rozana Radi e Fjolla Morina, disa prej të cilëve u kemi shkëputur edhe nga një kujtim me Emmy-n. Në fund të bisedës, ndërsa e pyesim mbi gjyqin që kanë me vrasësin e së motrës, Aziz Kelmendin, ai na thotë se këtë çështje ua kanë lënë në dorë organeve të drejtësisë. “Tashmë çështja është në duar të drejtësisë dhe do të jenë ata që do të japin verdiktin përfundimtar”, tha Beke Hidersha për “Gazeta Shqiptare”…

FLORI MUMAJESI
Me Emmy-n kam kujtime shumë të bukura. Shpesh, pasi mbaronim punë në studio, ose kur kishim kohë të lirë bëheshim një grup dhe pinim nga një birrë tek Beke Hidersha: Ëndrra e Emmy-t u pre në gjysmë, do të publikoj këngë të reja të saj 1 vit pa Emmy-n, flet i vëllai dhe kolegët Flori Mumajesi: Një ditë përpara se të ndërronte jetë erdhi në studion time Eraldo Rexho shkallët e “Akademisë së Arteve” dhe vetëm qeshnim e bërtisnim me zë të lartë. Emmy vetëm qeshte dhe unë akoma edhe sot e kujtoj ashtu duke qeshur. Asnjëherë nuk e mbaj mend ndryshe. Ishte gjithmonë me buzën në gaz dhe kurrë nuk ia prishte qejfin askujt. Herën e fundit që ishte në studio më kërkoi t’i çaste duke e parë dhe ajo nuk lëvizi fare… Më pas m’u ngjeth i gjithë trupi, më dolën lot nga sytë e fillova të flas me zë: “Të ndjej Emmy, je këtu, ke ardhur të më përshëndesësh. Ke ardhur të dëgjosh muzikë…?”. Menjëherë shkova hapa kompjuterin dhe vura muzikë me volum të lartë. Kur u ktheva në korridor flutura nuk ishte më aty dhe aq sa u ndjeva keq, u ndjeva edhe mirë. Me lot në sy qesha dhe për herë të parë besova se flutura është shpirti i njerëzve që nuk janë më pranë nesh. Nuk e di nga kishte hyrë, por një gjë është e sigurtë, në studion muzikore ku gjithçka është e izoluar është shumë e vështirë të depërtojnë tingujt, e jo më një flutur. Atë ditë historinë ua tregova të gjithë miqve që më erdhën në studio. Normalisht që nuk më besuan, derisa flutura u rishfaq dhe kushdo e pa, u çudit. Për rreth dy javë flutura ndenji në studion time dhe unë nuk e di se si doli që aty. Ajo që di të them është që unë akoma edhe sot e ndiej prezencën e saj çdo ditë aty ku punoj.
VALTON KRASNIQI: S’I HARROJ ENERGJITË E SAJ POZITIVE
Tani u bë një vit që Emmy nuk është pranë nesh dhe unë ende nuk e besoj dot që ajo nuk është më në këtë botë . Emmy për mua ishte si engjëll, dhe shumë herë i kam thënë ose e kam thirrur: “O engjëll!”. Ajo ishte një vajzë e respektuar, humane dhe zemërbardhë. Nuk i harroj kurrë çastet e bukura që kemi kaluar gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën “Rastësisht u pamë”. Edhe nëpër turne në Kosovë gjithmonë kishte një energji pozitive, gjithë kohën e shihja duke qeshur. Për mua dhe për shumë njerëz të tjerë bëja një këngë të re dhe më tha “shihemi nesër”, që të dëgjonte ndonjë demo… Por të nesërmen gjithçka ndryshoi. Tri ditë pasi ndodhi fatkeqësia shkova në studio, hapa derën dhe në korridorin e studios pashë një flutur të madhe. E lashë derën hapur që të dilte, por flutura nuk lëvizte. Qëndrova disa që ishin të afërt me Emmy-n mund të them se ajo do të jetojë në zemrat tona . Love 4 ever Emmy!
FJOLLA MORINA: ISHTE METEOR
Po bëhet një vit pa ty. I lehtë të qoftë dheu! Sa shpejt kaloi ky vit, megjithëse unë çdo ditë e më shumë e ndjej mungesën tënde. Sa do të doja të të kisha afër, ndonëse ti shpesh herë më vjen në ëndërr. Nuk kam fjalë të përshkruaj zërin tënd, unë të ndjej që ende jeton, vuaj që dita e nesërme do të më gjejë në banesën tënde të fundit, për të të sjellë lulet e freskëta, që ngjanin shumë me ty. Doja shumë që ditët më të rëndësishme t’i ndaja me ty. Të mendoj dhe vuaj mungesën tënde, çfarë nuk do të jepja të të kisha këtu, ndonëse e di që je në një botë më të mirë se kjo. Gjithnjë në zemër do të të mbaj si gjënë më të shtrenjtë për mua. Ti ike shumë shpejt, porsi një meteor që shndrit qiellin sa hap e mbyll sytë, por në ndryshim nga ai ti le gjurmë, le këngët e tua, të cilat sot vazhdojnë të dëgjohen. Nuk do ta harroj kurrë javën e fundit, ku kaluam ditë e net të gjata bashkë. Ato 4 ditë u kënaqa shumë…
ROZANA RADI: DONTE TË KAPTE MAJAT
E kujtoj si sot herën e parë kur takova Emmy-n. Donte t’i shkruaja tekstin e këngës “Rastësisht u pamë”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me Valton Krasniqin. Dukej që e donte shumë muzikën dhe ju s’e imagjinoni dot gëzimin e saj, kur kënga u shndërrua në hit. Dëshironte shumë që të kapte majat në muzikë, dëshironte shumë që të shndërrohej në një këngëtare të dashur dhe këtë e arriti brenda një kohe të shkurtër. Sot kur ka kaluar një vit nga humbja e saj, nuk mund të mos kujtoj javën e fundit në Kosovë. Ishte e lumtur, sepse do të bëhej pjesë e reality show-t “Vip Shpija”. Sot që u bë një vit, gjëja e vetme që të mbetet për të bërë për dikë që ka rrezatuar mirësi në jetën tënde është të kthesh kokën mbrapa dhe të lumturohesh me kujtimet e saj. Më vjen keq që ëndrra e saj u ndërpre kaq shpejt, por mendoj që ajo ka zgjedhur një jetë më të mirë se kjo që po bëjmë ne këtu.

Elvana Gjata – Me Ty

Leave A Reply

Your email address will not be published.