KosovaLajmePolitika

Vendosen targat serbe në Mitrovicë

Burime të mediave kanë bërë të ditur se pas një urdhri të lëshuar nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, janë vendosur në mënyrë masive targa të reja të Serbisë, nëpër automjete të ndryshme në Mitrovicë.

Sipas burimit, urdhri i Nekelkoviqit ka pasuar një ditë pas vizitës që i ka bërë Zubin Potokut, ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq.

“Të dielën pasdite dhe gjatë ditës së hënë, një numër i madh i qytetarëve serbë i kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë. Krerët e Qeverisë në Beograd, mendojnë se vendosja e targave të reja është gjest patriotik, si dhe kthejnë Serbinë në pozicion më të favorshëm karshi Kosovës në bisedime që janë duke u zhvilluar”.

Ndryshe, në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit, mbi 180 serbë kosovarë kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë, ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pati lëshuar një urdhër për konfiskimin e këtyre targave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button