VIP

Vesa Luma i kthehet televizionit

Vesa Luma ka zbuluar se ajo së shpejti do të marrë në drejtim një emision televiziv, për të cilin nuk jep shumë detaje.

Këngëtarja kosovare së fundi ishte e angazhuar në spektaklin “X Factor Albania”, por gjatë një interviste për të përditshmen kosovare “Zëri”, ajo ka thënë se fokusi i saj i ri do të jetë një shou-televiziv.

“Pas kthimit tim nga pushimet verore, do të jem e angazhuar në një program televiziv, por nuk kisha dashur të flas më shumë sepse dua që kjo të mbetet surprizë për adhuruesit e mi”.

“Do të jetë një shou emision të cilin do ta keni mundësinë ta shihni në ditët në vijim, sepse jemi gati për çdo gjë. Tani pritet vetëm përfundimi i pushimit dhe nisja e emisionit televiziv. Kam shpresë se publiku do ta mirëpresë kthimin tim në ekranin televiziv”, ka thënë Vesa.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close