InteresanteVIDEO

VIDEO: NJIHUNI ME “BUNKERIN NË RROTA” TË OBAMËS: Të gjitha detajet për makinën që përballon edhe tankun!

Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë që është ndoshta më e sigurta në botë – limuzinën zyrtare për Presidentin Obama.

obama

Ky automjet është “një bishë” – sipas fjalëve të përfaqësuesit të shërbimit sekret.

Fjala është për “kadillakun” e blinduar unikal, jo në përshtatjen e modeleve të mëparshme- deklarojnë përfaqësuesit e “General Motors”, që ka bërë prodhimin e saj. Detajet edhe më tej mbeten të panjohura, pork a zëra se posedon karakteristikat maksimale të sigurisë, raporton Tetova News sipas medieve amerikane.

Ajo mund ta përballojë një goditje asteroidi – shkruan një përshkrues i kësaj “kështjelle me rrota”.

Sipas disa versioneve, limuzina presidenciale është bërë në mënyrë të tillë që të mund të përballojë sulm të gjatë atentatorësh, shpërthimet e minave tokësore, sulmet me raketa antitank.

Është një bunker në rrota- thonë vëzhguesit profesionistë. Brenda saj, Presidenti ka një sërë pajisjesh të telekomunikacionit dhe të gjitha së bashku i japing një kuptim të dyfishtë: është plotësisht e izoluar nga mjedisi, as zëri nuk mund të futet, kurse në të njëjtën kohë është e lidhur edhe me rajonet më të largëta – thotë Xho Fank, agjent në pension i shërbimit sekret dhe shofer i dikurshëm i Presidentit Bill Klinton,

Në dispozicion është edhe ce-de plejeri me 10 disqe, nga ku ai dëgjon hitet e preferuara nga Vonder, Dilan…

Automobili i blinduar presidencial për herë të parë në një paradë inuaguruese u shfaq në vitin 1965 – kujtojnë kronikanët. Për herë të parë e përdori Lindon Xhonson, pasues i Xhon Kenedit të vrarë në vitin 1963, ndërsa me kabriolet po kalonte nëpër Dallas.

JA EDHE DISA FAKTE TË TJERA PËR LIMUZINËN PRESIDENCIALE

Vetëm një dritare mund të hapet, ajo në anën e shoferit dhe vetëm 7 cm.

Nëse gomat dëmtohen në ndonjë farë mënyre, automjeti vazhdon pa problem rrugën.

Serbatori nuk do të shpërthejë as edhe nëse ka një goditje direkte.

Kabina është plotësisht e mbrojtur edhe nga një sulm eventual biokimik.

Në gepek janë të vendosura pajisjet kundër zjarrit, furnizuesit me oksigjen dhe furnizuesit me gjak të grupit të Obamës.

Nën faret e para është fshehur kamera që mund të filmojë edhe gjatë natës.

Obama në makinë e ka telefonin me lidhje direkte me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin.

Dyert e limuzinës janë të rënda sa dyert e kabinës së Boing 757.

Show More

Artikuj te ngjajshem

Me te shikuara

Close
Close