VIDEOVIP

Videoklip në Hollywood nga Vildanja dhe Gëzimi

Vildane ZeneliKëngëtari i njohur jashtë kufinjve, Gëzim Gashi, ka konfirmuar se kënga e re e në bashkëpunim me bukuroshen Vildane Zeneli do të punohet në Los Angeles.

Kalifornia është çerdhja për shumë artistë botërorë kur flasim për regjistrimin e këngëve dhe xhirimin e videoklipeve.

Këtë linjë të standardeve botërore ka preferuar ta mbajë edhe Gëzimi, i njohur për vokalin e tij karakteristik, duke realizuar një këngë në Los Angeles në bashkëpunim me Vildane Zenelin.

Ai për Telegrafin ka zbuluar titullin e këngës së re dhe detajet e realizimit.

“Kënga e titulluar “Once Again” është e prodhuar nga Ericsson Music Group, kompani që punon me shumë artistë të mëdhenj botërorë”.

“Videoklipi do të jetë në regji të Adam Johansson dhe videoklipi ashtu sikurse kënga do të regjistrohet në Hollywood”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Gëzimi, i njohur për hitin e tij “Trigger”, bashkëpunon për herë të parë me Vildanen, të cilën tashmë të gjithë e njohim nga foto-sesionet seksi si modele teksa së fundmi ajo u bë edhe këngëtare.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close