BotaLajme

Vitin e Ri 2011 me festë e fishekzjarre

Njerëzit në mbarë botën po shënojnë fillimin e vitit të ri me festime dhe shfaqje fishekzjarrësh.
Viti i ri arriti së pari në vendin ishull të Paqësorit, Kiribati.

Banorët e Zelandës së Re mirëpritën 2011-ën me shfaqje spektakulare fishekzjarresh në qytetin Okland dhe me kremtime në vendbanime të tjera. Ndërkaq në Sidnej, Australi, së paku 1,5 milion njerëz u mblodhën për shfaqjen e përvitshme të fishekzjarreve në Urën e Limanit.
Në mesnatë në Dubai, fishekzjarret shpërthyen nga të gjitha anët e ndërtesës më të lartë në botë.
Natën e Vitit të ri, Presidenti kinez, Hu Gjintao, iu drejtua vendit me një fjalim, duke u zotuar për marrëdhënie ndërkombëtare paqësore dhe njëherësh duke bërë thirrje edhe për transformimin e ekonomisë së nxitur nga eksporti.
Në Moskë, banorët e pritën Vitin e Ri në Sheshin e Kuq. Afro 250 mijë njerëz u mblodhën në brigjet e lumit Thejmz në Londër për të shikuar fishekzjarret, ndërsa tingujt e këmbanave të Big Benit nga ndërtesa e parlamentit lajmëruan ndërrimin e moteve.
Në qytetin e Vatikanit, Papa Benedikti mbajti një shërbesë në bazilikën e Shën Pjetrit. Ai pritet të drejtojë një meshë Ditën e Vitit të Ri.
Një prej festimeve më të njohura të Vitit të Ri do të zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut, ku organizatorët vlerësojnë se rreth një milion njerëz do të mblidhen në Sheshin Skuer për lëshimin tradicional të një topi xixëllues. Topi gjigand, që lëshohet nga lartësia, njihet me emrin “Waterford Crystal” dhe peshon 5 mijë e 400 kilogramë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close