VIP

Vlora Vejseli lancoi videoklipin e parë

Edhe pse e re, Vlora Vejseli ka ambicie të mëdha për të arritur shumë sukses në të ardhmen ku ajo shpreson që do të vlerësohet me zërin e saj e jo me pamjen fizike, të cilën e përdorin shumica e këngëtareve.

Këngëtarja e re me prejardhje nga Kumanova e cila ka lindur dhe është rritur në Zvicër realizoi videoklipin e parë të saj, titulli i së cilës këngë është “Me sy qelë“, ku për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Genc Prelvukaj, kurse xhirimi u realizua në Zvicër. “Unë me muzikë merrem që më parë, kam marrë pjesë nëpër evenimente të shumta, koncerte që organizoheshin në shkollë, por tani kam filluar që të merrem me muzikë profesionale ku Genci me të cilin ishim në kontakt e bëri këtë këngë të bukur të cilës ia realizova klipin”, tha Vejseli. Ajo shoi se kënga i takon zhanrit R & B i cili tanë më është shumë i kërkuar dhe i pëlqyer nga rinia. “Unë e pëlqej shumë zhanrin R & B dhe prandaj kënga ime është po e këtij lloji. Jam shumë e kënaqur me atë se si është realizuar klipi dhe shpresoj që në të ardhmen do të lansoj edhe videoklipe të reja, të cilat do të pëlqehen, shpresoj nga rinia shqiptare”, tha Vejseli. Edhe pse ajo shtoi se xhirimet e videoklipit zgjatën dy ditë dhe ekipi u argëtua tej mase deri sa realizonin incizimet. “Ishte kënaqësi që të incizoj videoklip dhe jemi argëtuar aq shumë sa që nuk e vërenim lodhjen”, tha Vlora. Ajo gjithashtu ka marrë vendin e dytë në një festival në gjuhën shqipe në Zvicër, ku aty u takua me Gencin i cili ishte pjesë e jurisë. “Kisha një grup bashkë me shoqen time Fjolla Berisha, me të cilën u prezantuam në një festival në Zvicër në të cilin morëm vendin e dytë, dhe në jurinë e këtij evenimenti ishte Genci i cili më pas më dha kontakt dhe më motivoi që të vazhdoj të merrem me muzikë”, tha Vlora. Gjithashtu vlen të potencohet se Vlora rrjedh nja një familje muzikantësh, ku po ashtu gjyshi i saj Ismet Vejseli ishte një këngëtar i njohur shqiptarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button