LajmeMaqedonia

Turqia reagon ndaj ngjarjeve në Kalanë e Shkupit

Si pasojë e ngjarjeve në Kalanë e Shkupit ku janë plagosur tetë vetë, ka reaguar edhe Turqia. Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, është theksuar rëndësia e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore osmano-turke dhe veprave të tyre.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se ndërtimi i një kishe-muze të madhe në vendin më të dukshëm të kalasë, mund të shkaktonte një sensitivitet serioz në shoqëri, njoftuar mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Në deklaratë theksohet se nuk duhen dëmtuar veprat dhe ndërtesat historike që janë trashëgimia e përbashkët e njerëzimit.

Ndryshe, të shtunën gjendja në Kalanë e Shkupit ishte e qetë, por me prani të dukshme të policisë për shkak të paralajmërimeve dhe dakordimeve përmes rrjeteve sociale për tubim në Kala.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close