KosovaKronika e ZezeLajme

Vritet një i ri në Prishtinë

Një i ri ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas plagosjes në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, konfirmojnë  zyrtarë policorë.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur si pasojë e një përleshje midis nxënësve. Mësohet se i vrari është nxënësi i gjimnazit Muhamet Cakaj (19), ndërsa nxënësi tjetër Adnan Kadrolli (19) ka mbetur i lënduar rëndë.

Zëdhënësi i QUKK-së, Shpend Fazliu, bëri të ditur se rreth orës 12:45, në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona të lënduar. “Janë sjellë dy pacientë në gjendje të rëndë, njëri nga ta pa shenja jete, përkundër përpjekjeve të mjekëve, pacienti nuk ka arritur të kthehet në jetë, kurse pacienti tjetër po vazhdon të ekzaminohet në QKUK”, tha ai.

Policia bëri të ditur se është plagosur lehtë edhe një tjetër i ri, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë.

I dyshuari ka ikur, ndërsa dyshohet të jetë nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri”.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close