KosovaLajmePolitika

VV bllokon të gjitha hyrjet e Kuvendit të Kosovës

kuvendiPolicia e Kosovës është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i larojë ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Jacobson, megjithatë pas intervenimit, këta të fundit kanë arritur të hynë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Kurse, në hyrjet tjera të Qeverisë dhe Presidencës dhe Kuvendit, policia ka mbyllur dyert me zinxhirë.

Ndërkohë, brenda kanë hyrë disa deputet të PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, megjithatë një pjesë e deputetëve po pengohen të hynë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa në një postim në rrjetin Twitter, ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson shkruan se Vetëvendosje tentoi t’i ndalojë për të hyrë në Kuvend, por siç thotë ajo “ne hymë në tentimin e dytë”.

(E plotësuar 9:51) Lëvizja Vetëvendosje ka filluar demonstratën kundër ratifikimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë në Kuvendin e Kosovës. Për momentin është një numër i madh i protestuesve, të cilët kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Kuvendit të Kosovës, duke mos lejuar deputetët të hynë në ndërtesën e kuvendit.

Vetëvendosje fillon demonstratën

(E plotësuar 9:38) Kanë filluar të vijnë turma njerëzit para Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Marrëveshja nuk kalon”, “Me hajna nuk ka shtet”, “Hashim të duam në burg”.

Sekretari organizativë i VV, Dardan Mulliqaj ka thënë për Kosovapress se të gjithë aktivistët do ta kundërshtojnë në mënyra të ndryshme ratifikimin e marrëveshjes duke lënë të kuptohet se edhe brenda Kuvendit do të ketë aksione për parandalimin e ratifikimit të marrëveshjes.

Ai tha se marrëveshja është nënshtruese ndaj Serbisë.

VV proteston kundër ratifikimit të marrëveshjes

Lëvizja Vetëvendosje u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që sot në orën 09:00 të dalin në protestën kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës që do të mbahet në Prishtinë.

Ata përmes njoftimeve të tyre bëjnë të ditur se kanë organizuar transportin për bartjen e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e demonstratës.

Vetëvendosje bëjnë të ditur se në Prizren nisja për qytetarët do të bëhet nga Stacioni i Autobusëve në orën 07:00.

Ndërsa nga Peja nisja bëhet përballë Peja City, në ora 07:00 në mëngjes, nga Gjakova tek Pallati i Kulturës ‘Asim Vokshi’ ora: 07:00 e mëngjesit.

Edhe nga Mitrovica ka organizim ku nisja bëhet nga Zyra e Lëvizjes në Mitrovicë, afër Komunës, në orën 08:00.

Sa i përket Klinës nisja bëhet nga Sheshi “Mujë Krasniqi”, ora: 07:30. Ndërsa nga Malisheva nisja bëhet nga parkingu prapa bustit të Adem Jasharit, në orën 08:00.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga bosnjëzimi dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi–Dacic.

Madje thonë se përmes kësaj demonstrate si qytetarë të këtij vendi, është një mundësi për ta kapërcyer këtë padrejtësi, siç e quajnë ata, që po imponohet nga kjo marrëveshje.

Demonstrata, sipas tyre, dëshmon se cilido deputet që e voton ratifikimin është duke e bërë këtë në kundërshtim me vullnetin tonë dhe do të përballet me kundërshtimin tonë.

Ata thonë se kjo marrëveshje kapitullon plotësisht sovranitetin e Kosovës, pamundëson rigjallërimin e jetës dhe punës në veri të vendit tonë si dhe pengon në vazhdimësi rivitalizimin dhe kontrollin mbi burimet tona më të rëndësishme ekonomike.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close