Teknologji

WeChat, aplikacioni që do ta pushtojë gjithë botën

WeChatNëse tashmë përdorni aplikacionet si Facebook Messenger, Skype, apo Viber, për ju me siguri se është e rëndësishme ta dini se një aplikacion i ri mobil – WeChat, i cili e ka pushtuar Azinë, së shpejti pritet ta pushtojë edhe pjesën tjetër të botës, duke na përfshirë edhe neve.

Bëhet fjalë për një aplikacion të zhvilluar nga kompania e madhe kineze, Tencent, i cili në Kinë është i njohur si Weixin.

Njësoj sikurse edhe aplikacionet më të famshme të cilat ne i përdorim sot në telefonat tonë mobil, edhe WeChat lejon shkëmbimin e SMS’ve falas, ose dërgimin e mesazheve zanore nëpërmjet telefonave, si dhe të thirrjeve telefonike, si njërin ndër funksionin më të famshëm për përdoruesit.

Megjithatë, sipas TIME Magazine, WeChat ka edhe një numër të funksioneve tjera interesante të cilat eventualisht mund të jenë në interes të përdoruesve, në mbarë botën.

Njëri nga opsionet më interesante është dërgimi në kohë reale i audio-mesazheve tek një numër më i madh i miqve, gjë që e shndërron telefonin tuaj në një “talkie-walkie”, ndërsa përveç këtij opsioni ekziston edhe mundësia e shkëmbimit të porosive mes vetëm dy personave.

Në WeChat, përdoruesit mund të zgjedhin nga një spektër i gjerë i emotikonave, apo të krijojnë një emotikon të personalizuar nga fotografitë.

Opsioni “Shake” e lidh njër përdorues me të tjerët të cilët janë në kërkim të miqësisë dhe shoqërisë, ndërsa opsioni “Drift” mundëson dërgimin e një mesazhi urimi tek njerëzit e zgjedhur rastësisht. “Look Around” mundëson lidhjen me përdoruesit e tjerë të WeChat të cilët janë në mjedisin tuaj.

WeChat është paraqitur në publik për herë të parë në vitin 2011, dhe deri më sot aplikacioni ka tërhequr më shumë se katërqind milionë përdorues.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close