VIP

Zanfina Ismajli së shpejti me këngë të re

Zanfina Ismajli, pavarësisht se është e angazhuar me koncertet shumta, gjen kohë për të punuar edhe në këngën e re të saj, e cila do të jetë një këngë verore.

“Aktualisht jam e angazhuar në koncerte nëpër Kosovë si dhe duke punuar për këngën e re. Projekti i radhës është ende duke u punuar, sepse kënga është në fazën e finalizimit. Pas saj vjen në radhë klipi tamam për sezonin veror”, ka thënë Zanfina për “Express”.

Zanfina ka treguar se ka shumë oferta për bashkëpunim me këngëtarë, por që deri më tani nuk ka realizuar asnjë.

“Oferta për bashkëpunim dhe plane ka pasur, por ja që deri më tani asnjëra nuk u përfundua. Unë jam e gatshme për bashkëpunime, përderisa ato janë produktive. Jam ndër të paktat këngëtare e cila në këtë aspekt nuk jam e konsumuar”, ka thënë Zanfina.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button