VIP

10 femrat më të dëshiruara nga meshkujt

Revista “GQ”, ka përpiluar listën e femrave më të dëshiruara në botë për vitin 2011. Në në krye qëndrojnë Irina Shayk, Kim Kardashian, Gisele Bundchen, Rihanna dhe Jennifer Aniston.

Shayk është e dashura e futbollistit Christiano Ronaldo dhe vërtetë e meriton të jetë në krye, pasi ka një trup jashtëzakonisht seksi, por edhe një pamje ekzotike dhe kudo që paraqitet, ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Kushdo që ka pasur rastin që ta shikojë porno-filmin privat të Kim Kardashianit, e ka kuptuar se zeshkania jo vetëm që ka një trup bombë, por është e jashtëzakonshme në dhomën e gjumit, prandaj vendi i dytë është i kuptueshëm.

Gisele Bundchen është supermodelja më e paguar në botë dhe kjo për “fajin” e trupit të jashtëzakonshëm, i cili përveç që e ka bërë të famshëm, e ka bërë të dëshirueshme nga meshkujt.

Kudo që paraqitet Rihanna, shkakton rrëmujë, kjo për shkak të veshjeve dhe sjelljeve kontroverse, ndërsa edhe në videoklipet e saj është jashtëzakonisht provokuese. Të gjitha këto kanë bërë që ajo të jetë lartë në listën e femrave më të dëshirueshme për vitin 2011.

10 femrat më të dëshiruara nga meshkujt:

  • Irina Shayk
  • Kim Kardashian
  • Gisele Bundchen
  • Rihanna
  • Jennifer Aniston
  • Jessica Biel
  • January Jones
  • Adriana Lima
  • Lea Michele
  • Dianna Agron
Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close