DashuriaLifeStyle

10 sekretet e një martese të lumtur

Një martesë e lumtur është ëndrra e të gjitha çifteve të ditëve të sotme. Ç’është e vërteta realizimi i kësaj ëndrre kërkon pak durim dhe shumë sakrifica.

Edhe pse mund t’ju duket e vështirë ju mund ta arrini lumturinë dhe harmoninë e munguar në familjen tuaj duke treguar pak kujdes ndaj detajeve të vogla.

Ja dhjetë sekretet e një martese të lumtur:

1. Kërkoni harmoninë në martesë. Përpiquni të takoheni në pikat tuaja të përbashkëta ose të bëni gjërat që ju pëlqejnë si shkuarja në kinema, teatër apo ndonjë aktivitet tjetër.

2. Mos harroni se ndryshimet në martesë janë një pasuri më vete. Respektoni mënyrën, karakterin dhe pikëpamjet ndryshe të partnerit. Përpiquni të mësoni nga njëri-tjetri.

3. Bëni pak durim. Jepini partnerit tuaj mundësinë e përmirësimit të gabimit dhe gjetjes së rrugës së drejtë në rastet kur vëzhgoni një gabim të tij.

4. Tregohuni tolerantë. Përpiquni t’i analizoni ngjarjet edhe nga pozicioni i bashkëshortit . Në këtë mënyrë ju do të kuptoni më mirë ndjenjat dhe mendimet e tij.

5. Shprehini  partnerit (partneres) dashurinë duke e shikuar në sy dhe duke i thënë “të dua”. Mos kini turp të shfaqni ndjenjat tuaja ndaj bashkëshortit edhe gjatë bisedave të zakonshme të përditshme.

6. Kur të hidhni një shikim mbrapa dhe të analizoni  mosmarrëveshjet dhe kritikat tuaja ndaj bashkëshortit përpiquni të shtoni reagimet pozitive ndaj atyre negative. Mos harroni asnjëherë që nuk ka martesë pa diskutime. E rëndësishme është të mos kaloni kufirin.

7. Jepini pak kohë partnerit të riparojë gabimin e bërë në rastet kur ju ka ofenduar.

8. Mos i ashpërsoni kritikat duke u bërë më agresiv. Po ashtu edhe në rastet kur ju kritikon bashkëshorti mos u përpiqni të mbroheni menjëherë siç bëni vazhdimisht. Prisni pak dhe mundohuni të kuptoni dëshirën dhe kërkesën e tij(saj).

9. Ashtu siç dini të falni partnerin edhe ju kërkoni falje në rastet kur gaboni. Mos i hiperbolizoni kot diskutimet më të thjeshta. Moskomunikimi dhe ngelja e hatrit për një kohë të gjatë  largon partnerët nga njëri-tjetri.

10. Shpreheni kënaqësinë tuaj qoftë dhe me gjëra të vogla.
Këtë gjë bëjeni në mënyrë të qartë dhe sa më të sinqertë. Mos harroni se falënderimi nuk dëmton njeri.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button