Dashuria

10 shenja që tregojnë se po flirton me ty

lirt1403Vera ka nisur dhe dëshira për aventurë në këtë stinë është më e madhe. Por nëse dikush të pëlqen dhe ti dëshiron të kuptosh nëse e ka me ty, atëherë janë dhjetë sinjale që duhet të dini.

-Kur të takon të përshëndet me buzëqeshje dhe skuqet lehtësisht. Kërkon shikimin tënd por kur sytë përballen, ai i ul sytë si i turpëruar.

-I ka kërkuar numrin tënd të telefonit dukujt që të njeh ose të ka bërë ftesë në Facebook dhe të ndjek në Twitter, me çfarëdolloj justifikimi.

-Kërkon kontakt fizik. Nëse jeni tashmë miq, synon të të përqafojë shpesh dhe synon të të prekë dorën si dhe të buzëqesh me ëmbëlsi.

-Pyet miqtë e tu dhe iu kërkon ti tregojnë se çfarë të pëlqen.

-Duke u sjellë rrotull, pa të parë në sy të ka pyetur nëse je e lidhur.

-Tallet me ty, të ngacmon dhe të pickon si të ishte adoleshent. Në të vërtetë po kërkon diçka që të thyejë akullin.

-Bëhet xheloz për një mik tëndin, që sipas tij të përqafon shumë dhe të është ngjitur.

-Gjuha e trupit. Vështrojeni mirë dhe shikoni distancat dhe lëvizjet e tij të cilat tentojnë të jenë gjithnjë e më të afërta.

-Flet shpesh për atë që duhet të bëni bashkë, qoftë plane të vogla, por edhe udhëtime, ku përfshiheni vetëm ju të dy. Kjo është shenjë e qartë se dëshiron të krijojë një lidhje.

-Gjen kohën për të befasuar me dhurata të vogla, apo me veprime surprizë. Me pak fjalë u paraprin dëshirave të tua, një mënyrë për të thënë se është aty.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close