LajmeMaqedonia

Abdylfeta Alimi dënohet me 7 vite burg për 27 prillin

Shpëtimtari i Selës dënohet me 7 vite burg

Abdylfeta Alimi dënohet me 7 vite burg

Abdulfeta Alimi me datën 27 prill 2017 ishte prezent në Kuvend si pjesëtar i sigurimit duke i shpëtuar jetën Ziadin Selës, por ai sot u dënua me shtatë vite burg nga gjykata.

“Kjo është padrejtësi, këtë nuk e ke askund në botë. Abdulfeta Alimi kishte qetësuar situatën në Kuvend, shpëtoi jetën e një njeriu, kurse tani e dënuan”, tha Jashar Alimi, xhaxhai i Abdylfeta Alimit.

Sot në Gjykatën Penale u shqiptua dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg.

Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqptua Mitko Çavkovit.

Kjo është lista e plotë e të dënuarve:

  • Mitko Çavkov – 18 vite burg
  • Mitko Peshov – 15 vite burg
  • Dushko Lazarov – 15 vite burg
  • Goran Gjoshevski-Levi – 15 vite burg
  • Oliver Popovski – 13 vite burg
  • Oliver Radullov – 10 vite burg
  • Munir Pepiq – 15 vite burg
  • Abdulfeta Alimi – 7 vite burg
  • Mlladen Dodevski – 12 vite burg
  • Jane Çento – 15 vite burg
  • Igor Jug – 12 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski-Ninxha – 8 vite burg
  • Nikolla Mitrevski-Kolo – 15 vite burg
  • Gorançe Angelovski – 12 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski – 15 vite burg
  • Vilijam Mihajlovski – 14 vite burg
  • Igor Durlovski – lirohet nga akuzat
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button