VIP

Adele u zhduk nga skena gjatë performancës në Las Vegas, fansat mbetën të hutuar

Këngëtarja britanike, Adele, e ka lënë publikun të habitur në spektaklin e saj në Las Vegas, pasi në një çast është zhdukur nga skena.

34-vjeçarja duket të jetë zhdukur në ajër gjatë një performance si pjesë e shfaqjes së saj të shumëpritur në Las Vegas të quajtur “Weekends with Adele” (“Fundjavat me Adele”).

Një video nga performanca e Adele në Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas, është shpërndarë në Twitter.

Me mbishkrimin: “Ku dreqin shkoi?”, videoja tregon këngëtaren duke ngritur krahët gjatë duartrokitjeve të vazhdueshme përpara se një dush me konfeti rozë të bie rreth saj, me ç’rast këngëtarja u zhduk.

“Unë u tremba për një sekondë kur ndodhi kjo, pyeta: ‘Ku është ajo?!’”, pranoi një fanse në komentet poshtë videos, ndërsa të tjerët shkruan se mendojnë të njëjtën gjë.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button