VIP

Adelina Berisha nuk don të ndalet

Adelina BerishaBukuroshja shqiptare, Adelina Berisha, ka deklaruar se ajo është në formë shumë të mirë dhe se do të vazhdojë të punojë për projekte të reja.

Këngëtarja seksi, e cila publikoi hitin “Tjera S’ka” dhe së fundmi edhe projektin e ri seksi “Party Hard” ka sqaruar për publikun detajet e klipit të ri dhe se si ajo e sheh të ardhmen në karrierën e saj.

“Kënga është mjaft e bukur, jam shumë e kënaqur. Videoklipi nga shumë është cilësuar si eksplicit dhe i falënderoj të gjithë për mendimet pozitive dhe negative, pasi që kështu vetëm përmirësohem”.

“Por, më duhet të them se fokusi i videoklipit nuk ishte thjesht që të shfaqur trupin tim, apo të dukem seksi, por është një kombinim i stilit të këngës me një videoklip të bukur që vë në pah fuqinë e femrës dhe bukurinë e saj krahas natyrës dhe shoqërisë”, ka theksuar ajo.

E pyetur për të ardhmen, Adelina ka qenë e rezervuar dhe ka refuzuar të flas për projekte, duke i lënë si befasi për publikun.

“Falënderoj të gjithë përkrahësit e mi, pa përjashtuar as kritikët. Unë po punoj që të qëndroj në lojë dhe mundësisht edhe në maje të kësaj industrie mjaft të ashpër të muzikës shqiptare”, përfundoi Adelina.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close