Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Gostivar, shpërthen bombë në oborrin e shtëpisë

Lajmi-1-17Shpërthimi i një bombe në oborrin e një shtëpie, ka shqetësuar banorët e mëhallës së re në Gostivar.

Rasti ka ndodhur diku rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes në oborrin e familjes së Fekri Zendelit. Një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes, sipas gjitha gjasave, granatë dore kashikara. Fatmirësisht, pos dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi kanë qenë pesë anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve dhe një fëmijë i mitur. Zonja e shtëpisë, Salije Zendeli duke përshkruar rastin, thotë se shpërthimi i fuqishëm kishte zgjuar ato nga gjumi dhe pasi kishin dal jashtë në oborr, pos tymit nuk kishin parë asgjë tjetër.

Motivet që çuan deri te ky rast, për familjen Zendeli janë të panjohura. Thonë se me asnjë njeri nuk kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje. Familjarët deklaruan se janë të befasuar nga ky rast, sepse nuk kanë pasur probleme apo kërcënime nga askush.

Sipas informatave të Policisë së Gostivarit, mjeti shpërthyes ishte aktivizua dhjetë minuta para orës 3 të mëngjesit. Pas ekspertizës së kryer nga ana e ekipet të krim teknikës, u konfirmua dëmtim i automjetit të markës “Tofash”, objekti i cili është përdorur si garazh, fasada e shtëpisë dhe dera e hyrjes. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 200 mijë denarë. Polica punon në zbardhjen e rastit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close