VIP

Adelina Thaçi martohet në shtator

Këngëtarja kosovare Adelina Thaçi e cila është e fejuar me publicistin Bardhyl Metaj, do ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë në shtator.

Kështu ka thënë Adelina duke hezituar të jap shumë detaje rreth dasmës së tyre.

“Më vjen keq, por nuk do të doja të flisja më shumë rreth dasmës, datën dhe vendin e saktë. Dasma do të jetë gjatë muajit shtator dhe ceremonia do të mbahet në mesin e familjes dhe miqve të shumtë të mi. Është diçka private dhe thjesht nuk më pëlqen të flas për gjërat e mja. E për të përmbledhur gjithë këtë, nuk e dua shumë ekspozimin e jetës sime private”, ka thënë Adelina.

Përveç kësaj çifti së shpejti pritet edhe të bëhen prindër. Ata janë duke e pritur anëtarin e tyre të ri.

“Nuk paska më kënaqësi dhe lezet se të presësh anëtarin e ri. Edhe për mua e edhe për Bardhylin është ndjenja më e bukur e më emocionuese, por njëkohësisht jemi edhe shumë të hutuar nga gëzimi”, ka thënë Adelina.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close