EkonomiaLajmeMaqedonia

Ali Ahmeti flet për arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit demokratik për integrim Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në Maqedoni.

Ahmeti mes tjerash ka shkruar:

Përgëzoj arritjen e marrëveshjes së sotme për rritjen e pagës minimale prej 15 200 denarë në 18.000 denarë.

Me pagesën e pagës së muajit Mars, respektivisht në fillim të muajit Prill rreth 80 000 punëtorë do të marrin pagë më të madhe.

Realizimi i kësaj mase ekonomike dëshmon sinqeritetin e synimeve programore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button