LajmeMaqedoniaPolitika

Ambasadorët e BE-së bojkotuan festën e pavarësië

Edhe pse të ftuar nga Qeveria e Maqedonisë, në kremtimin e festës së pavarësisë nuk morri pjesë asnjë nga ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian (BE) kanë pas sjellë vendim që të mos marrin pjesë në festën e pavarësisë së Maqedonisë.

“Për shkak të projektit  “Shkupi 2014′ dhe qëndrimit të qeverisë së Maqedonisë ndaj Greqisë, ambasadorët sollën vendim të përbashkët që të mos marrin pjesë në manifestimin qendror të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë”, tha i njëjti burim.

Vetë emri i manifestimit “Bashkë nën një diell” ka qenë provokues. Ndërkaq, në Parlament, në manifestimin që u mbajt një ditë para përvjetorit, morën pjesë të gjithë ambasadorët, përfshirë këtu edhe ambasadoren e Greqisë Aleksandra Papadopoulou.

Manifestimi për shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë u bojkotuan nga të gjitha partitë shqiptare si dhe nga opozita maqedonase. Të gjithë liderët, Ali Ameti, Menduh Thaçi, Rufi Osmani, Branko Cërvenkovski, Lupço Georgievski, etj. bojkotuan festën. Fesat e pavarësisë e cila u shënua me një sërë promovimesh të objekteve të projektit “Shkup 2014” u cilësua si një vetë promovim i kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndërkaq, fjalimi nacionalist që mbajti kryeministri për 45 minuta, si dhe vijën e kuqe që ai përmendi për çështjen e emrit, për opozitën treguan se sa të jetë Gruevski, kryeministër, nuk do të ketë kompromis për emrin dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as BE. Përveç korit diplomatik që është në Maqedoni, Qeveria në manifestimet e ditës ë pavarësisë nuk kishte ftuar asnjë shtet të huaj.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close