VIP

Angelina Jolie medieve serbe: Jeni bërllok

Pasi që mediat serbe raportuan se aktorja Angelina Jolie ka kërkuar shfuqizimin e Republikës Serbe (të Bosnjës), u deklarua edhe vetë aktorja.

Siç raporton e përditshmja serbe “Kurir” aktorja është zemëruar me këtë gazetë ngase ata kanë lëshuar një mesazh të partnerit të kompanisë së tyre në B&H ku shkruante që do t’i bashkohet iniciativës së Angelinës që të shfuqizohet Republika Serbe si një “krijesë gjenocidale”, ka reaguar edhe vetë Angelina.

“A është e mundur që i gjithë kombi të besoj në një tregim të imagjinuar të një gazete bërllok që janë bazuar në një e-mail të rrejshëm të personit inekzistent,” shkroi Angelina.

Ndërsa kjo e përditshme serbe ka thënë se Angelina mundet vetë të vijë dhe të kontrollojë vlefshmërinë e mesazhit.

“Jo vetëm Angelina, kushdo që dëshiron mund të kontrollojë kompjuterin tim. Mesazhi është i besueshëm “, tha Obrad Bubiq, presidenti i të shoqatës së të internuarve të Republikës Serbe, i cili e ka pranuar këtë e-mail, transmeton Koha.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close