VIP

Angelina Jolie: Serbët janë kriminelë

“Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’ua kthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje ndaj muslimanëve?”, ka thënë Jolie.

Filmi “In the land of blood and honey” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilin serbët janë paraqitur si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.

aaaa_6909

Në një intervistë për gazetën britanike “SAN” ajo flet për pikpamjet e saj për atë që ka ndodhur në Bosnje, frikën e luftës, përdhunuesit dhe torturat të cilat i kanë kryer serbët, transmeton gazeta Tema.

“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika, dhe pse jam person që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale. Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja: ”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?”, ka theksuar Jolie.

Jolie ka thënë se ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtetë atë që kanë përjetuar boshnjakët në luftë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close