KosovaKronika e ZezeLajme

Arrestohen grabitësit me maska në Gjakovë

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes Gjakovë, në rrugën “Dardania”, kishte ndodhur një rast i grabitjes. Sipas hetimeve të para të policisë në vendin e ngjarjes dyshohej se dy persona të maskuar kishin ndaluar viktimën (rreth 22 vjeçar) nga komuna e Malishevës, i cili ishte duke qarkulluar më veturë nëpër këtë rrugë.

Të dyshuarit viktimën e kanë nxjerrë nga vetura, e kanë shtrirë për tokë, duke e goditur me grusht, dhe kanë arritur t’i grabisin dy portofole me një shumë të konsiderueshme të hollave, pastaj janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Koha.

Oficerët hetues të Stacionit Policor të Gjakovës, pas një pune intensive operativo hetimore kanë arritur t’i identifikojnë personat e mundshëm, të dyshuar për këtë vepër penale, dhe dje rreth orës 14:00 kanë bërë arrestimin e tre të dyshuarave (shqiptarë rreth 29, 22 dhe 20 vjeçar ) dy nga Komuna e Gjakovës dhe një nga komuna e Junikut.

Të dyshuarit më vendimin e prokurorit janë ndaluar nën masën e ndalimin policor.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button