KosovaKronika e ZezeLajme

Arrestohet një serb në Morinë, vodhi repartin ushtarak

Një shtetas serb është arrestuar nga policia shqiptare në pikën doganore të Morinës në Kukës. Milan Vlastimir Mitiç, 33 vjeç, lindur në qytetin Nish të Serbisë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes nga Gjykata e Malit të zi në qytetin Herceg Novi.

Mitiç ka vjedhur nga kazermat e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi në Kumbor, në bashkëpunim me persona të tjerë, 3 pistoleta të tipit “Crvena Zastava M57”.

Vjedhja është bërë gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak në Mal të Zi. Ai është arrestuar nga policia kufitare dhe më pas është është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës për veprime të mëtejshme.

Gjykata e qytetit Herceg Novi në Mal të Zi, në vitin 2009, e ka dënuar atë me 1 vit e një muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes në rrethana rënduese”.

Pritet që të bëhet ekstradimi i tij drejt Malit të Zi për të vuajtur dënimin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button