LajmeMaqedoniaPolitika

Asnjë qytetar i Maqedonisë nuk do të marrë azil

Fundi i procedurës për kërkim të azilit në vendet perëndimore evropiane është plotësisht i sigurt – asnjë qytetar nuk do të marrë azil, ndërsa përballen me udhëtim të pasigurt, rrezikun që t’i humbin paratë e dhëna për udhëtim, ndërsa nuk munden të marrin kurrfarë dobie financiare.
Ky është mesazhi, të cilin sot edhe një herë e dërgoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, duke apeluar njëkohësisht deri te qytetarët që të mos ekspozohen në shpenzime shtesë dhe përvoja të pakëndshme.
“Në këtë fazë Republika e Maqedonisë i shfrytëzon të gjitha mekanizmat të ciat u qëndrojnë në dispozicion për sigurim para se gjithash të informacioneve plotësuese për qytetarët të cilët janë në konfuzion dhe besojnë se mund të marrin azil në vendet e BE-së”, potencoi Jankulloska në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të sotëm me drejtorin e përgjithshëm të Qendrën ndërkombëtare për zhvillim të politikave emigruese të KB-së (ICMPD) Piter Viderman.
Viderman përmendi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal, duke potencuar se liberalizimi i vizave nuk do të thotë edhe e drejtë për qëndrim dhe e azilit sepse Republika e Maqedonisë është vend-kandidat i sigurt për anëtarësim në BE. Ai shfaqi shpresë se mbështetja e tyre dhe orvatjet e Qeverisë së Maqedonisë që në mënyrë të rregullt të kuptohet liberalizimi i vizave, nuk do të ekzistojë shkak, siç tha, për vendet – anëtare të BE-së ta kuptojnë këtë çështje për azilin si problem.
Jankulloska dhe Viderman në takimin e sotëm biseduan edhe për çështjet për menaxhimin kufitar, politikën e përbashkët migruese, projektet nga fusha e luftës kundër tregtisë ilegale me njerëz dhe çështje të tjera me interes të përbashkët për harmonizimin e politikës migruese dhe të Republikës së Maqedonisë, si dhe Rajonit me standardet më të mira botërore dhe evropiane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button