VIP

Emina Çunmulaj, tani edhe aktore

Bukuroshja Emine Çunmulaj me tipare mesdhetare, me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi, këto ditë është duke xhiruar për filmin ku do të marrë pjesë për herë të parë, “Virgin Eyes”.

Emine Çunmulaj është modelja më e njohur shqiptare në botë, kjo është e qartë për të gjithë ne. Ajo ka pozuar për një sërë revistash botërore, si në prestigjiozen “Elite”, “Vogue”, “Marie Claire”, “Elite” etj., si dhe ka sfiluar anë e mbanë globit për emrat që bëjnë modën, si Versace, Armani, Gucci, Valentino, Yves Saint Laurent etj.

Vetëm pak ditë më parë, së bashku me dy modele të tjera të njohura ajo ka pushtuar kopertinën e “Vogue Italia”, ndërsa në brendësi të revistës shoqërohej me një set fotografik shumë seksi.

Megjithatë, 26-vjeçarja Çunmulaj, pavarësisht suksesit të madh në fushën e modës, duket se ka ambicie të prekë edhe botën e aktrimit, pse jo edhe Hollywood-in.

Bukuroshja me tipare mesdhetare, me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi, këto ditë është duke xhiruar për filmin ku do të marrë pjesë për herë të parë, “Virgin Eyes”. Se për çfarë roli bëhet fjalë, ne ende nuk e dimë me saktësi, por modelja që shquhet mbi të gjitha për flokët e bukur dhe këmbët e gjata, do të na bëjë të ditura të tjera detaje në ditët në vijim.

Mezi presim të shohim performancën e saj të parë si aktore. Ndërkohë, edhe pse Emina ka pasur shansin të fotografohet anë e mbanë botës nga profesionistët më të shkëlqyer të kësaj fushe, a e dini se kush është i preferuari i saj?! Është pikërisht fotografi shqiptar Fadil Berisha, i mirënjohur për fotosesionet e mrekullueshme që u bën personazheve të famshëm.

Vetë Emina është shprehur se ai është fotografi më i mirë dhe i preferuari i saj, pasi siç mund ta mendojmë, ai e ka ndihmuar modelen shqiptare në hapat e parë të karrierës së saj.

Edhe sot që ajo është në majë, nuk harron ta përmend emrin e tij dhe të pozojë me dashamirësi sa herë që i jepet mundësia ta takojë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button