KosovaLajmeMaqedoniaPolitika

Ballistët, japin mbështetje për Ramush Haradinajn

Tubimi solidarizues për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që gjendet në Gjyjkatën e Hagës gjeti përkrahjen e grupit të tifozëve të Klubit futbollistik Shkëndija të Tetovës Ballistët. “Ne si shoqatë e tifozëve Ballistët përkrahim tubimin ose koncertin që do të mbahet ditën e enjte në sheshin e qytetit të Tetovës dhe apeloj të gjithë ballistët të vinë masovikisht të përkrahin këtë tubim”, deklaroi Elmedin Ameti, nënkryetar i grupit ‘Ballistët’.

Tubimi solidarizues në shenjë përkrahje të Ramush Haradinaj do të mbahet më 7 tetor në Tetovë në orën 18. Deri më tani është mbështetur nga Komuna e Tetovës dhe Unioni i studentëve të UEJL-së.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close