KosovaLajmePolitika

Tubim solidarizues per Ramush Haradinaj

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka bërë thirrje edhe anëtarëve dhe përekrahësve të vet që të përkrahin tubimin për Ramush Haradinaj.

“Sot jam para jush që të bëj një thirrje publike, për anëtarët dhe simpatiantët e PDSH-së, dhe për gjithë shqiptarët që jetojnë këtu në Maqedoni, të mbështesin tubimin solidarizues dhe përkrahës për zotin ramush Hardinaj, tubim ky që organizohet nga ana e organizatave joqeveritare shqiptare.

Besoj se ka shumë arsye për gjithë në shqiptarët që ti përgjigjeni poiztivisht këtij tubimi. Me këtë ne do të legjitimojmë të gjitha sakrificat dhe do të jemi ata që do ti bëjmë satisfaksion për të gjithë shqiptarët që kanë sakrifikuar gjatë historisë që ne të jetojmë këto moment shumë më të mira se sa para qindra vjetëve dhe në anën tjetër do të jetë mundësi për gjeneratën e re që të gjitha këto të mira dhe të drejta që igëzojmë duhet të kenë parasysh se dikush ka patur shumë vujatje të mëdhaja” deklaroi Thaçi.

Tubimi mbahet ditëne enjte në ora 18.00 në qendër të Tetovës dhe nuk do të jetë ndonjë tubim I sforcuar politik dhe partiak dhe është thejshtë një solidarizim me zotin haradinaj, si personifikim I historisë së re I vujtjeve të një njeriu dhe një familje që kombi të ketë një ardhmëri më të mire, deklaroi Thaçi gjatë një pres konference të martën në Tetovë.

Në Bashkësinë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi priti përfaqësuesin e Këshillit të Organizatave Shqiptare, Valon Belën, njëherit kryetarë i OJQ “Realiteti” lidhur me iniciativën e marrur për organizimin e një proteste të qetë për lirimin e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Kreu i BFI, Sulejman ef. Rexhepi para mediave të shkruara dhe elektronike deklaroi se parimisht BFI mbështet këtë iniciativë që ka bazë të shëndosh lidhur me organizimin e protestës. Bashkësia Fetare Islame këtë iniciativë konsideron një vepër të madhe humane, njerëzore, kulturore dhe civilizuese në shenjë solidarizimi për figurën e shquar të popullit shqiptarë dhe të Kosovës.

Me anë të një konference për gazetarë, të martën, zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina apeloi edhe njëherë qytetarët për përkrahje masovike të tubimit solidarizues për z. Ramush Haradinaj, i cili do të mbahet në sheshin e Tetovës, ditën e enjte me fillim në orën 18:00.
Sipas zëdhënësit Pustina, tubimi i së enjtes do të bart në vete mesazhin historik të gjithë popullit shqiptar i cili ka qenë i prekur nga luftëra.
“Ndonjëherë hasim në vështirësi gjatë orvatjes për të ndërtuar ardhmëri për kombin tonë, një ardhmëri të shtrirë në paqe dhe prosperitet. Tubimi i së enjtes do të na kujtojë të gjithë ata që në luftë e liri punuan për të krijuar ardhmërinë të cilën e synojmë të gjithë”, tha Pustina.
Sipas tij, me anë të tubimit do të kujtojmë sakrificat dhe njëkohësisht do të demonstrojmë respektin tonë të madh jetësorë ndaj figurave të ndritura, të palëkundura, krenare e dinjitoze siç është figura e z. Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj ishte përkrah nesh në kohët më të vështira, andaj sot ai ka nevojë për përkrahjen tonë. Nëpërmjet tubimit demokratik në sheshin “Iliria” le t’i përçojmë botës mesazhin se Ramush Haradinaj është i pafajshëm dhe se ai i duhet Kosovës të jetë pjesë e konsolidimit të demokracisë në këtë shtet”, tha Pustina.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button