BotaLajme

Bankat në SHBA për shkak të kredive konfiskojnë shtëpi

Bankat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit që lamë pas, kanë konfiskuar mijëra shtëpi, pasi pronarët nuk kanë paguar kreditë e marra, por sipas shënimeve zyrtare ky numër mund të jetë edhe më i madh gjatë këtij viti.

Rreth 5000 pronarë të patundshmërive në SHBA vonohen në pagimin e hipotekave, së paku për dy muaj.Humbja e pasurisë në dobi të bankave sigurisht se do të jetë një dukuri e shpeshtë, pasi që shkalla e papunësisë mbetet shumë e lartë, njofton agjencia për hulumtimin e trendëve financiare, Reality Track.

Gjendja më e rëndë është në shtetet Nevada, Arizona, Floridë dh Kaliforni, e cila dikur ka parapri në zhvillimin e tregtisë me patundshmëri. Vitin e kaluar rreth 2.9 mijë pronarë amerikanë kanë marr vërejtje me shkrim për mospagimin me kohë të kësteve për kredi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button