LajmeMaqedoniaPolitika

BDI nuk del nga qeveria

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do ta braktis qeverinë ndërsa raportet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-në i vlerëson si konstruktive, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku u diskutua kriza politike në Maqedoni dhe raportet brenda qeverisë.

“Raportet janë mjaft konstruktive, bisedohet për të gjitha çështjet, sigurisht  se ka pasur dhe ka mospajtime, lëshime, por, çdo gjë është në kuadër të normales. Mendoj që BDI nuk bojkoton Kuvendin e Maqedonisë. E gjithë çështja ka qenë në kuadër të mosmarrëveshjes apo të mosmenaxhimit lidhur me Guvernatorin. Por, mendoj se nuk ka çështje të pazgjithshme apo të pakapërcyeshme brenda koalicionit. E përsërisë edhe një herë që koalicioni funksionon në normalitet të plotë dhe është përgjegjës për të gjithë situatat”, ka deklaruar Ahmeti.

Duke komentuar thirrjet e opozitës për braktisjen e qeverisë Ahmeti  tha se partia e tij vepron me kujdes dhe përgjegjësi të lartë ndaj çdo situate të krijuar.

“Opozita e ka shumë lehtë të bëjë apele se nuk ka përgjegjsi ,por, BDI është subjekt që ka përgjegjësi para elektoratit, qytetarëve, shtetit,  komunitetit ndërkombëtar e kështu me radhë”, është shprehur Ahmeti.

Njoftimet për mundësinë e braktisjes së qeverisë qarkulluan në opinion pas largimit të BDI-së për dy ditë më rradhë nga punimet e Kuvendit të Maqedonisë në shenjë pakënaqësie ndaj mospërfilljes së kërkesës  nga VMRO-DPMNE-ja për të mos votuar Guvernatorin e ri të propozuar nga Presidenti Gjorgje Ivanov.

BDI-ja synonte që Guvernatori te jetë shqiptar ndërsa si kandidat i mundshëm përmendej, ministri aktual i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button