LajmeMaqedonia

Benzina lirohet për katër, dizeli për 1,5 denarë

naftaShkup – Benzina prej sonte në mesnatë lirohet për katër denarë, ndërsa çmimi i derivateve të diselit për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendim të KRRE-së bëhet ulje e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 4,01, përkatësisht për 2,83 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 paraqet 79,50, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81 denarë për litër. EURODISEL (D-E V) do të kushtojë 71,50, përderisa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 60,50 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0,554 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani kushton 42,220 denarë për kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 2,988 për qind çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,99 për qind kursin më të ulët të dolalrit në krahasim me denarin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button