LajmeMaqedonia

Nga 1 nëntori, SMS më të lira për 50 për qind

smsSMS mesazhe më të lira për 50 për qind nga 1 nëntori i këtij viti, është risia që paralajmëron Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE).

Drejtori i kësaj agjencie, Robert Ordanoski, ka informuar sot se deri të premten do të përfundojë analiza në bazë të së cilës do të shpallet çmimi i shitjes me shumicë për mesazhet SMS, pas çka do të realizohet një diskutim njëmujor e më pas do të miratohet edhe çmimi.

“Çmimi i shitjes me shumicës është aktualisht 2 denarë, ndërsa deri të premten do të kemi çmimin e ri, i cili do të jetë bazë e modelit tonë. Paskëtaj do të kemi një debat njëmujor, ku operatorët do t’i përballin argumentet dhe kundër-argumentet. Në fund të tetorit do të miratojmë çmimin që sipas Ligjit për Komunikime Elektronike duhet të vlejë nga data 1 e muajit të ardhshëm kalendarik. Pra, nëse e tërë kjo punë do të përfundonte deri në fund të tetorit, nga 1 nëntori do të hyjnë në fuqi edhe çmimet e reja të SMS-ve, që presim të jenë për 50 për qind më lirë”, ka deklaruar Ordanoski.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close