KosovaLajmePolitika

Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë

beogradiQeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës– Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në njoftimin e ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.
Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashihet me Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close