KosovaSport

Beqiraj dhe Ademi ftohen të luajnë për Kosovën

Deputeti i Kosovës, Valdet Sadiku të mërkurën ishte në zyrat e Dinamos, ku ka biseduar me Fatos Beqirajn dhe Arian Ademin, shkruajnë mediat kroate. Sipas tyre, vizita e Sadikut lojtarëve të Dinamos ishte përputhur me paralajmërimet se reprezentacioni i Kosovës mund të luaj në kualifikimet për KB në Brazil në vitin 2014, dhe për këtë deputeti “ua ka matur pulsin” Beqirajt dhe Ademit.
“Do të dëshironim të merrnim pjesë mirëpo ende s’jemi anëtar të UEFA-s dhe FIFA-s. Duhet të na njohin më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Janë 192 vende, kurse ne na kanë njohur 71 shtete”, ka thënë Sadiku për mediat kroate.
Beqiraj është i lindur në Pejë të Kosovës dhe aktualisht luan me Malin e Zi. Ademi është i lindur në Shibenik dhe është lojtar me rëndësi i reprezentacionit të të rinjve të Kroacisë. Për dallim nga Beqiraj, Ademi s’ka shtetësi të Kosovës.
Gazetat kroate theksojnë se Kosova mund të bëjë një Kombëtare të fortë dhe interesante, pasi shumë lojtarë të tyre aktivizohen në klube të Europës.
Sipas tyre, për Kosovën do të luanin Lorik Cana (Galatasaray), i cili luan për Shqipërinë, Valon Behrami (West Hama), luan për Zvicrën, Shefki Kuqi (Derby County) luan te Finlanda, pastaj Xherdan Shaqiri nga Baseli, Albert Bunjaku prej Nurnberg, Emir Bajrami nga Twente, Përparim Hetemaj (Brescia) e të tjerë.

FIFA: Kosova së pari në OKB
Kosova nuk mund të bëhet anëtare e FIFA-s e as të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, derisa të mos anëtarësohet në OKB, është përgjigja e zyrtarëve të shtëpisë botërore të futbollit që ka marrë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. “E vërteta është tek ne kanë qenë përfaqësuesit e Kosovës dhe kanë marrë përgjigjen se do të bëhen anëtarë të FIFA-s kur të pranohen në OKB. Vetëm atëherë mund të kandidojnë në FIFA, e pastaj në UEFA”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valk, transmeton “Sport”.

Bunjaku: Sigurt në kualifikime
Lajmi i publikuar nga e përditshmja serbe Kurir, se përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në eliminatoret për KB Brazili 2014, nuk është asgjë e re për selektorin kosovar Albert Bunjaku. Ai beson se shteti më i ri në botë do të jetë pjesë e kualifikimeve “Brazili 2014”. “Ne duhet të përgatitemi për Kampionatin botëror 2014 dhe këtë kam filluar ta bëj. Ne këto punë mund t’i kryejmë edhe pa qenë pjesë e FIFA’s dhe UEFA’s”, ka thënë Bunjaku për Express, të mërkurën.
Skandal te Dinamo: Rukavina dhe Ademi rrahën mes veti
Gjatë ndeshjes kampionale Dinamo – Zadar, Ante Rukavina dhe Arian Ademi disa herë ishin fjalosur mes vete, kurse pas përfundimit të lojës në dhomat e zhveshjes Rukavina me dorë ka goditur Arian Ademin, ndërsa ky menjëherë ia ka kthyer goditjen. Më pas lojtarët tjerë kanë ndërhyrë duke i ndarë ata. Gazetat kroate shkruajnë se fajtor për këtë incident ishte Rukavina i cili ka humbur vendin e titullarit te Dinamo, të cilin ia ka zënë Fatos Beqiraj.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close