Sport

Në Çair përurohet salla “Shaban Tërstena”

Komuna e Çairit do të pasurohet edhe me një sallë sportive.

Të enjten me fillim nga ora 11:00 në afërsi të kësaj komune do të vihet gurthemeli i sallës sportive, e cila do të mbajë emrin e mundësit legjendar Shaban Tërstena. Tërstena (i lindur 1 janar 1965) është sportisti më i suksesshëm shqiptar, i cili ka arritur medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Angeles të SHBA-ve, si dhe fitues i medaljes ë argjendtë në LO 1988 në Seul. Ai është kampion evropian i vitit 1984 dhe 1990, ka fituar medalje të argjendtë në vitin 1983, 1985, 1986 dhe të bronztë në vitin 1982 dhe 1988 e të tjerë. Shaban Tërstena është i angazhuar si drejtor në klubin e mundjes Liria nga Çairi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button