LajmePolitika

Bisedime për pajtim të serbëve dhe shqiptarëve

Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka thënë se Beogradi dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur bisedime me Prishtinën, si dhe pajtimi historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Bogdanovic ka thënë se pala serbe është e interesuar për fillimin e dialogut, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, bisedimet pritet të fillojnë pas 12 dhjetor.

“Unë e di se Beogradi dëshiron të fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të arritur një kompromis historik dhe pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Këtu nuk ka dyshime sa i përket të Beogradit, por ka probleme. Unë e di se Kosova tash ka zgjedhje dhe pritet të formojë një qeveri të re, por unë pres që deri në fund të këtij viti të ketë kontakt të parë, dhe negociata serioze priten pas formimit të qeverisë së re të Kosovës”, tha thënë Bogdanovic për televizionin shtetëror serb.

Sipas tij, është e nevojshme në këto bisedime për të diskutuar edhe për statusin e Kosovës, sepse, sipas tij, s’ka asnjë temë të ndaluar.

“Unë e di se për Serbinë statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur dhe këtë temë do ta vëmë në rend dite. Unë përsëris, nuk është një temë e ndaluar. Statusi për ne nuk është zgjidhur, dhe sigurisht për këtë temë do të diskutohet”.

Bogdanovic ka thënë se Beogradi e ka miratuar një platformën e diskutimit, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Sipas tij, në ekipin negociator serb do të jenë serbët e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë aktive në të gjitha grupet punuese dhe do të diskutojnë rreth temave që lidhen për njerëzit që jetojnë atje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button